Rreth nesh

“HISTORIKU I KANTINES “ISAK”

Falë pozicionit gjeografik, numrit të ditëve me diell, tokës pjellore dhe varieteteve autoktone, në zonen e Delvines vume re qe kishte potencial per krijimin ,zhvillimin e vreshtave dhe perpunimin e rrushit per prodhimin e veres. Zona e Delvines qe ne shekuj njihej per perpunimin e rrushit dhe prodhimin e veres,kete gje menduam dhe ne ne momentin qe vume re se zona ne te cilen ne kemi hedhur hapat e pare ndodhet ne kete pellg .

Nga doreshkrimet e vjetra ne zonen e Delvines nga ne vijme dhe vendosem ta vazhdojme kete tradite, shekuj me pare nje komunitet i vogel Izraelit kishte krijuar nje ferme te mirefillte qe kryesisht mbeshtetej ne perpunimin e rrushit per vere dhe ullirit per prodhimin e vajit. Kultivonin dy lloj rrushi te bardhe dhe te zi autokton te zones.Ata ishin vendosur ne nje fshat te vogel te cilit i kishin vendosur dhe nje emer sipas tradites se tyre qe quhej “Isak”.Ketu mori jete dhe emri te cilin ne do ti vendosnim kantines tone ne ate kohe enderr, sot nje realitet .Zona e Delvines qe ne shekuj njihej per perpunimin e rrushit dhe prodhimin e veres,kete gje menduam dhe ne ne momentin qe vume re se zona ne te cilen ne kemi hedhur hapat e pare ndodhet ne kete pellg .

Vite me pare flitej qe ne zonen e Delvines funksiononin 3 kantina te vogla.E ashtuquajtura e asaj kohe “Vera e Delvines” njihej dhe jashte vendit dhe perdorej kryesisht per export. Kete vazhdimesi te tradites shume shekullore qe ka zona e Delvines ne prodhimin e vererave cilesore me rrush autokton , vendosem ta vazhdonim dhe ta risjellim ne menyren me te mire te mundshme pas ndryshimit te sistemit .Por sa efektive do te ishte kjo gje ne vendin tone pas 45 viteve komunizem i cili e kishte mohuar kete virtyt te larte te zones tone por edhe te te gjithe vendit ? Pergjigjen e kesaj petje ne vazhdojme ta marrim cdo dite kur shofim frytet e punes tone qe cdo vit jane ne rritje.

Fillimet e veta kantina i ka ne fundin e vitit 1992 duke u marre kryesisht me riperteritjen e vreshtave te vjeter duke mbjelle siperfaqe te konsiderueshme me vreshta te rinj qe deri ne vitin 1998 arriti ne 5 ha.Perpunimi i rrushit ka filluar ne vitin 1993 ne fillim prodhimi behej ne menyre artizanale ne ambjente shtepiake derisa u be e mundur ndertimi i nje “minikantine”ne fshatin “Isak”rrethi Delvine e cila perpunonte deri ne 1000 kv rrush ne vite.Qe ne fillimet tona u perpoqem te prodhojne veren me rrush 100 % Shqiptar ,duke krijuar identitetin tone.Duke qene se pas vitit 2004 kerkesat per treg ishin edhe me te medha u be e domosdoshme futja e teknologjise ne prodhim.Keshtu ne 6-mujorin e pare te vitit 2004 ju dha jete kantines “ISAK” me nje investim mbi 1milion Euro me nje kapacitet perpunimi mbi 5000 kv ne vit.

Kantina “ISAK” me president Z. ISMAIL SINANI ndodhet ne aksin rrugor Gjirokaster –Sarande km/7 saktesisht ne zonen industriale Vrion-Finiq

Nga bashkepunimi me Ministrine e Bujqesise ne ato vite u be i mundur vendosja e nje linje prodhimi bashkekohore shume e njohur ne Itali sic eshte firma e njohur e tekonologjise agroperpunuese “VELO”. Nga 2004 e sot produktet e firmes “Isak” jane nder me te kerkuarit ne treg sidomos ne bregdetin Jugor te vendit kjo per faktin se ne ,prodhimin e veres e kemi me shume nje passion sesa nje biznes.Kantina “Isak” shume shpejt ka arritur te terheqe vemendjen e gjere brenda dhe jashte vendit dhe eshte prezantuar ne nje sere panairesh te vererave. Ne deshirojme te prezantojme kualitetin e veres Shqiptare dhe te sigurohemi qe dashamiresit e veres te shijojne cdo shishe te veres “Isak”.Ne besojme se prodhimi i veres eshte nje art dhe kulture me vete dhe kete duam ta percjellim tek te gjithe konsumatoret. Duke qene se zona e Sarandes kryesisht zona e Delvines favorizon rreth 305 – 310 dite me diell ne vit ne kemi kenaqesine ta kultivojme rrushin ,ta vjelim dhe prodhojme veren dhe Rakine me nje rrush autentik te zones . Sot ne zoterojme rreth 17 /ha vreshta .

Duke qene se prodhimi eshte me rrush autokton te kultivuar ne vreshtat tona dhe nga vreshtat ne zonen e Liqenit te Butrintit pikerisht ne fshatin Xarre nje qender arkeologjike ne shekuj dhe nje zone mjafte pjellore per kultivimin ,krahas agrumeve dhe te vreshtave.Rrushi Riesling i kultivuar ne kete zone ka nje arome karakteristike .

Kantina isak

Produktet

Kantina “Isak” prodhon rreth 9 lloje vererash si Shesh i Bardhe ,Shesh i Zi ,Merlot,Riesling,Moskat,Kallmet ,Kabernet,Shtepi e Vjeter e Bardhe dhe e Kuqe qe eshte nje specialitet i kantines tone e cila prodhohet me ajken e rrushit..Gjithashtu prodhojme dhe Raki te ndryshme krahas Rakise se zakonshme ofrojme per konsumatorin Raki Moskat,Raki Fruti,Raki Dellinje ,Raki Bio Raki Arre,Raki Rigoni.Produkt tjeter eshte Uthulla e rrushit dhe e Molles dhe se fundmi kemi shtuar dhe nje tjeter pije sic eshte Kobnjak(BRANDY)i prodhuar nga distilimi i veres. Duke qene se ne rrjedhim nga nje familje me tradita te hershme te prodhimit te vajit te ullirit ,ne familjen tone ka funksionur dhe nje fabrike e prodhimit te vajit te ullirit(LITURVI) .Krahas ketyre prodhimeve te certifikuara ne prej 5 viteve perpunojme ne ambjentet e kantines dhe vajin e ullirit Extra –Virgin .Ullirin e kultivojme ne plantacionet qe ne kemi te trasheguara me shekuj dhe vazhdojme ti zgjerojme vit pas viti.Sot numerojme rreth 15000 rrenje ulliri kryesisht autokton(Kalinjot)ose (Nishiot)dhe varietete te reja qe japin nje vaj me cilesi te larte.